Roma, 12 milionë për Bojan

30/06/2011 08:45

E ardhmja e Bojan Krkic, sulmuesit të Barcelonës, është në Romë.

Pasi ka mësuar se stafi teknik i katalanasve sërish nuk do t’i japë shumë minuta në fushën e lojës, spanjolli ka vendosur të transferohet në kryeqytetin italian ku e pret bashkëkombasi i tij, trajneri Luis Enrique.

Sipas spanjolles sportive AS, operacioni do të mbyllet për 12 milionë euro.

Gjithsesi, Barcelona do të kërkojë të ketë të drejtën e riblerjes së futbollistit në të ardhmen.

Top Channel