Owen Wilson i jep fund lidhjes
30/06/2011 10:30
Vetëm 6 muaj pasi u bë baba, Owen Wilson ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies me nënën e djalit të tij, marrëdhënie që ka zgjatur një vit e gjysmë.
Disa persona pranë aktorit kanë deklaruar për ‘National Enquirer’ se Wilson nuk kërkonte një lidhje serioze dhe se partnerja nuk e lejonte të bënte gjërat që ai donte.
Pas marrëdhënieve të dështuara me Kate Hudson dhe Sheryl Crow, aktori kishte deklaruar se partnerja e re ishte idealja për të sepse për herë të parë mund të bisedonte lirshëm dhe të dëgjonte shqetësimet e saj.
Duket se kjo ndjesi i ka zgjatur shumë pak 43-vjeçarit.
Top Channel