Neymar: Do të luaj për Real Madrid

30/06/2011 12:15

Neymar e ka të qartë se kush do të jetë ekipi i tij i ardhshëm.

Talenti brazilian dëshiron të veshë fanellën e spanjollëve të Realit të Madridit dhe këtë gjë ia ka thënë shokut të tij të përfaqësueses braziliane, Dani Alves, njëkohësisht mbrojtës i Barcelonës, gjatë grumbullimit të Brazilit për Kupën e Amerikës.

Sipas gazetës ‘Marca’, Neymar i ka thënë shokut të tij të kombëtares se Real Madrid është ekipi i vetëm në të cilin kërkon të luajë.

Edhe pse idea e sulmuesit të ri është që të luajë Botërorin e Klubeve me Santosin në dhjetor, Reali kërkon ta marrë që në verë në skuadër.

Top Channel