KQZ, nis mbledhja për këshillin bashkiak

30/06/2011 18:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur para pak minutash mbledhjen për shqyrtimin e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji ka shkëmbyer replika të ashpra me kryetarin Arben Ristani, pasi ka pretenduar për parregullësi.

“Materiali i paraqitur nuk pasqyron ndryshimin e tabelave. Numri i fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme s’përputhen me fletët në kuti, numri i votave të gjetura në kuti nuk korrespondon me numrin e votuesve”, ka deklaruar Salianji.

Ndërsa përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti ka deklaruar se numërimi i të gjitha votave nga KQZ është veprimi i duhur dhe një detyrim. “Tabela e paraqitur për miratim është e rregullt, në të pasqyrohen ndryshimet”, ka pohuar Kosovrasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA