KQZ miraton tabelën e këshillit bashkiak

30/06/2011 19:30

KQZ ka miratuar vetëm me katër vota, shumicë e thjeshtë, tabelën për këshillin bashkiak të Tiranës, që i jep shumicën aleancës qeverisëse.

Kështu, koalicioni Aleanca për Qytetarin ka 28 këshilltarë, ndërsa Aleanca për të Ardhmen ka një më pak.

Miratimi është bërë pas polemikave të ashpra mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste në KQZ dhe kryetarit Arben Ristani.

Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji ka deklaruar gjatë mbledhjes se materiali i paraqitur nuk pasqyron ndryshimin e tabelave dhe se numri i fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme s’përputhet me fletët në kuti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA