Këshillat e minibashkive, dështon mandatimi

30/06/2011 16:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi të shpërndajë mandatet për këshillat e 11 njësive bashkiake të Tiranës.

Objekt i diskutimit ishte nëse duhen përfshirë apo jo në rezultat edhe votat e gjetura në kutitë e gabuara. Partia Demokratike dhe shumica në KQZ thanë se kjo nuk ishte pjesë e urdhërit të Kolegjit, ndërkohë që socialistët akuzuan demokratët për 2 standarde.

Në përfundim shpërndarja e mandateve pa llogaritur fletët e gabuara dështoi, sepse për të votuan “pro” vetëm katër anëtarë, ndëkohë që duhej një shumicë e cilësuar prej 5 votash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA