Jonathan Rhys Meyers tenton vetëvrasjen

30/06/2011 17:45

Jonathan Rhys Meyers, protagonisti i njohur i filmit “Match Point” të Woody Allen dhe interpretuesi i Enrikut VIII në serinë “The Tudors”, ka tentuar vetvrasjen.

Sipas raportimeve të tabloidit britanik “Sun”, gjatë natës Meyers është çuar me urgjencë në spital pasi kishte gëlltitur pilula, duke rrezikuar një mbidozë ilaçesh.

Mjekët kanë gjetur irlandezin në dyshemenë e shtëpisë dhe kanë thirrur policinë pasi aktori refuzonte t’i jepej ndihma e shpejt.

“John është shumë i trishtë dhe kjo ka konformuar dyshimet se ka tentuar t’i japë fund jetës”, ka bërë të ditur një burim pranë yllit të kinemasë.

Seks simboli 33 vjeçar lufton prej muajsh ndaj varësisë nga alkooli dhe dhjetë ditë më parë ka qenë shtrimi i tij më i fundit në klinikë për t’u çtoksikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA