Aguero shumë pranë Juventusit

30/06/2011 09:20

Sergio Aguero, sulmuesi i Atletico Madrid i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga ekipi spanjoll, duket se është shumë pranë transferimit tek Juventus.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, të martën e ardhshme do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të skuadrave dhe ka shumë mundësi që të arrihet një marrëveshje. Sipas gazetës italiane, Atletico kërkon 40 milionë euro për sulmuesin ndërsa Juventus nuk është i gatshëm të paguajë më shumë se 35 milionë.

“Zonja e Vjetër” ka bërë të ditur se Sergio Aguero është objektivi i saj numër 1 në merkaton e verës.

Top Channel