Ecclestone: Vettel si Schumacher

29/06/2011 20:30

“Vettel është më i miri nga të gjithë, ka thjeshtë më shumë talent”. Kështu është shprehur kreu i Formula Uno, Bernie Ecclestone për pilotin e Red Bull.

“Tani Sebastian është në pozicionin kur gjendej dikur Schumi. Është më i miri, prandaj është kaq dominues”, ka vazhduar ai.

Dhe sipas Ecclestone sot konkurrenca është më e fortë në krahasim me kohët kur kampion ishte Schumacher.

“Kjo i bën fitoret e Seb edhe më të vlefshme”, shtoi ai.

Top Channel