Aplikacion për personat që nuk dëgjojnë
29/06/2011 17:55
T’u japësh mundësinë personave që nuk dëgjojnë që të ndjekin një film në kinema. Ose atyre që dëgjojnë shumë mirë, t’u jepet mundësia të shikojnë jashtë shtetit një film në një gjuhë të huaj që nuk e njohin.
Ky është objektivi që ka vendosur “Moviereading”, një program i krijuar nga Universal Media Access dhe që është i shkarkueshëm në formën e një aplikacioni për tablet dhe smartphone.
Aplikacioni që për momentin është i disponueshëm vetëm brenda Samsung Apps, në të ardhmen do të jetë edhe për Android Market e Google dhe iTunes të Apple.
Aplikacioni për momentin është falas, por në të ardhmen do të paguhet një euro për titrat e çdo filmi të shkarkuar.
Top Channel