Vdes dhe kthehet në jetë pas gjysmë orë

28/06/2011 11:00

Jean McDonald është një grua 64-vjecare britanike, e cila pësoi një seri
atakesh kardiake mengjesin e nje te marte. Familjaret thirren ambulancën për shkak të gjendjes së rënduar
shëndetësore.

Gjatë rrugës për në spital zemra e saj pushoi dhe mjekët bënë të pamundurën me anë të aparaturave për ta mbajtur në jetë edhe për disa minuta.

Mjekët e spitalit kur e pane thanë se gjendja e saj ishte e pashpresë. Familjarët u pikëlluan për ndarjen nga jeta të të dashurës së tyre.Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për lexuesit, përvec keqardhjes për fatkeqësinë e gruas…

…pikërisht këtu nis historia e jashtëzakonshme. Ndërsa familjarët nisën t’i këpusnin nga një fije floku për të patur një shenjë prej saj dhe ndërsa i shoqi e puthi për herë të fundit, zonja McDonald i përgjigjet më nje puthje, duke dhënë shenjat e një njeriu që ishte zgjuar prej gjumit të thellë.

Mjekët janë habitur pasi prej disa minutash e kishin shpallur të vdekur. Për rreth gjysmë ore asnjë organ i saj nuk ishte në jetë.

Zonja McDonald tani është në gjendje që të hajë, të ecë,të bëjë banjë normalisht, pavarësisht se kapacitetet motorrike nuk janë si më parë. Mjekët nuk arrijnë ta shpjegojnë cfarë ka ndodhur, ndërsa familjarët thonë se e gjitha kjo është një mrekulli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA