Shekspiri ka qenë konsumator i marihuanës dhe kokainës. Kjo është teoria
e fundit e prezantuar nga disa shkencëtarë afrikano-jugorë, që po
tërheq vëmendjen e mediave.

Nëpër shekuj janë ndërtuar dhjetëra teori të cuditshme për jetën private të poetit të madh britanik.

Por së fundmi ekipi i studiuesve i udhëhequr nga antropologu Francis Thackeray, drejtues i Institutit për Zhvillimin Njerëzor në Johannesburg, ka bërë një kërkesë për të marrë në studim trupin e Shekspirit. Qëllimi nuk është vetëm gjetja e shkakut të vdekjes së poetit, por edhe studimi i mbetjeve kockore, për të zbuluar nëse autori i Hamltit, Romeos dhe Zhuljetes ishte një konsumator i rregullt bari dhe kokaine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA