SHBA, nuk heq velon, pushohet nga puna

28/06/2011 11:20

Një kaliforniane myslimane në Shtetet e Bashkuara ka denoncuar sot se është pushuar nga shoqëria ku ishte e angazhuar me punë.

Gruaja, e cila punonte për markën e veshjeve “Abercrombie & Fitch”, thotë se është shkarkuar pasi kishte refuzuar të hiqte velon gjatë orarit të punës.

Gruaja, e mbështetur nga Council in American-Islamic Relations, ka paraqitur denoncimin e saj pranë një gjykate federale në San Mateo të Kalifornisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA