River Plate, dorëhiqet trajneri Lopez

28/06/2011 12:30

Pas rënies në serinë “B” të River Plate, trajneri i skuadrës Juan Jose Lopez ka paraqitur dorëheqjen.

Vendi i tij do të plotësohet nga Matias Almeyda, 37 vjec, deri më sot një nga lojtarët e ekipit.

Gjithmonë pas rënies së kategorisë, Diego Armando Maradona ka njoftuar se ka paraqitur pranë prokurorisë një padi për keqadministrim nga drejtuesit e klubit.

Gjithashtu, legjenda argjentinase ka përfshirë në padinë e tij edhe presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, Julio Grondona.

Rënia e ekipit legjendar në një kategori më poshtë të kampionatit argjentinas shkaktoi protesta dhe trazira të shumta nga tifozët e tij.

Top Channel