Alberto-Charlene, ajo donte të ikte

28/06/2011 16:25

Një kthesë e papritur në principatën e Monakos: dasma e shumëpritur mes princit Alberto dhe kampiones afrikanojugore të notit, Charlene Wittstock ka rrezikuar të anulohet, sipas një informacioni të të përjavshmes franceze “Express”.

Megjithatë principata ka përgënjeshtruar formalisht deklaratat duke i konsideruar si gënjeshtra.

Gruaja e ardhshme e princit – shkruan “Express” – disa ditë më parë, ka dashur të ndërpresë përgatitjet e martesës së saj dhe të riniset për në Afrikën e Jugut për faj të burrit të saj të ardhshëm.

Gjithçka ka filluar një javë më parë – tregon gazeta – me nisjen e Charlene për në aeroportin e Nizza-s ku ka dashur të udhëtojë për në Afrikën e Jugut, në njw fluturim vetëm vajtje.

Motivi? Notarja bukuroshe ka marrë vesh, disa orë më parë, për një fëmijë të Alberto të Monakos me Nicole Coste, hostess e “Air France”, me origjinë nga Togo, Alexandre, i lindur në 2003-shin dhe që princi e ka njohur dhe bërë publik në 2005-n.

Charlene është ndaluar nga policia e aeroportit pasi pallati mbretëror ka dhënë urdhër për ta ndalur.

Princi dhe këshilltarët e tij e kanë bindur që të ndërrojë mendje dhe të kthehet pas.

Megjithatë – vazhdon gazeta – nga atëherë Charlene eviton mbledhjet dhe festat familjare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA