SHBA, gjykata lejon lojrat e dhunshme

27/06/2011 18:45

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që shitjet e videolojrave, edhe pse të dhunshme, të bëhen lirshëm, pa kufij për grupmoshat e vogla.

Vendimi i Gjykatës Supreme, një nga të fundit para pushimeve verore, i është referuar amendamentit të parë të Kushtetutës amerikane, atij mbi lirinë e shprehjes.

Vendimi po pritej me ankth nga të apasionuarit e videolojrave dhe Gjykata u shpreh në bazë të një ligji në fuqi në Kaliforni, ku administrata lokale kishte paraqitur synimin e saj për t’u ndaluar shitjen e lojrave shumë të dhunshme fëmijëve nën moshën 18-vjecare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA