Pato: Nuk do lija kurrë Milanin

27/06/2011 15:45

“Nuk do ta lija kurrë Milanin për asnjë klub. Ajo që dua është të luaj
këtu dhe të mbetem kuqezi sa më shumë kohë pasi Milan është skuadra më e
suksesshme në botë dhe aty luajnë futbollistët më të mirë”.

Kështu është shprehur Alexandre Pato në një intervistë për revistën spanjolle “Don Balon”.

“Jam i lumtur që kam fituar kampionatin dhe ky është vetëm fillimi”, theksoi braziliani.

“Të mbërrija tek Milani ishte një ëndërr. Kam filluar të stërvitem fillova të stërvitesha në krahë të futbollistëve që ishin idhuj për mua, si Ronaldo e Maldini. U integrova shumë shpejt sepse ishin shtatë brazilianë”, shton futbollisti kuqezi.

Top Channel