Nëse në Londër në martesën mbretërore të shekullit, mes William e Kate, e
gjithë vëmendja e mediave shkoi për shoqëruesen e nuses, Pippa
Middleton, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në dasmën e Monakos.

Sipas ekspertëve, në ceremoninë e Alberto e Charlene, e gjithë skena mund të vidhet nga bukuroshja dhe elegantja Charlotte Casiraghi, mbesa e dhëndërit.

Dasma mbretërore është parashikuar të zhvillohet këtë fundjavë në një festë të madhe në mes të njerëzve, me shampanjë falas për banorët e Monakos, një koncert në port dhe një birrë me ngjyrë të kuqe e krijuar enkas për këtë rast.

Top Channel