Një shqiptar me Napolin

27/06/2011 20:25

Megjithëse për arsye burokratike nuk është bërë akoma zyrtarizimi, tanimë është e sigurt se lojtari Blerim Xhemajli ka kaluar në klubin e Napolit.

Ky lajm, përveç se nga mediat sportive, u konfirmua edhe nga vetë presidenti i Parmës, ku Xhemajli luante deri në sezonin e kaluar.

Blerim Xhemajli, 25 vjeçar nga Tetova me origjinë shqiptare, por i rritur e Zvicër ka disa vite që është i angazhuar në kampionatin italian, më parë me Torinon e pastaj me Parmën.

Nuk e kishte fshehur dëshirën e madhe për të luajtur në skuadrën e Napolit, për të cilën hoqi dorë edhe nga sponsori i tij Nike.

Bisedimet për blerjen e tij qenë të gjata sepse disa skuadra po ndiqnin me interes këtë mesfushor të fuqishëm që luan edhe në kombëtaren zvicerane.

Tani marrëveshja është arritur, me sa duket për 9 milionë euro dhe tifozët e Napolit janë afeksionuar menjëherë me Blerimin, i cili ëndërronte të luante në skuadrën e Maradonës.

Top Channel