
Ekipi legjendar i bejsbollit në Shtetet e Bashkuara, LA Dodgers, ka shpallur falimentimin në një proces gjyqësor në Deleuer.
Ekipi i famshëm ka fajësuar Ligën Supreme të Bejsbollit për mosaprovimin e një marrëveshjeje televizive që do ta kishte mbajtur ekipin të sigurtë.
Gjithësesi, falimentimi u lejon menaxherëve të përdorin 150 milionë dollarë për operacionet ditore dhe u jep atyre kohë për të gjetur një marrëveshje mediatike të re.
Në deklaratën e klubit thuhet gjithashtu se ekipi nuk do të përcahet nga vështirësitë financiare, por qarkullojnë zëra se ai do të ketë probleme me pagimin e personelit.
“Nuk do të ketë përcarje të lojtarëve të Dodgers, të fansave dhe të biznesit të përditshëm të ekipit”, ka deklaruar pronari Frank McCourt.
Top Channel