Man.City, 43 mln euro për Sanchez

26/06/2011 18:45

“Cmendet” Manchester City. Klubi anglez ofron 43 milion euro për një ndër emrat më të përfolur të kësaj merkatoje, futbollistin e Udinezes, Alexis Sanchez.

Sipas mediave britanike, City me këtë ofertë ka mposhtur konkurencën e Barcelonës dhe Chelsea me këtë ofertë të re, që i afrohet gjithashtu edhe vlerës së kartonit të futbollistit kilian të caktuar nga presidenti i friulianëve që është 50 milion euro.

Mediat britanike shkruajnë se pas kësaj oferte, Sanchez mund t’i bashkohet City pasi Barcelona dhe Chelsea duket se nuk kanë ndërmend të shpenzojnë kaq shumë para për këtë lojtar.  

Top Channel