Vettel, i pakalueshëm

25/06/2011 15:15

Sebastian Vettel është sërish i pakalueshëm. Kampioni i botës në fuqi do
ta nisë edhe garën për Cmimin e Madh të Europës nga vendi parë.

23-vjecari gjerman ka regjistruar xhiron më të shpejtë në provat zyrtare, duke vendosur njëkohësisht dhe kohën rekord në pistën e Valencias, me 1 minute e 36 sekonda e 975 të mijtat.

Nga vendi i dytë niset një tjetër makinë Red Bull, me pilot australinin Mark Webber. Edhe një ditë më parë ishte me i shpejti, Fernando Alonso nuk ka mundur të mbajë të njëjtin ritëm ditën e shtunë duke zënë vetëm vendin e 4 pas Ljuis Hamilton, ndërkohë që makina tjetër Ferrari me Felipe Masën është renditur në vendin e pestë.

Pas brazilianit është Jenson Button me McClaren. Red Bull është skuadra e vetme që ka arritur të nisë 8 garat e deritanshme nga vendi i parë. një tjetër dopjetë e skudrës austriake është një tregues i qartë për supermacisë e saj ndaj skuadrave të tjera të Formula 1.

Top Channel