Peshkaqeni del nga uji dhe kalon mbi sërfistin
25/06/2011 15:45
Një video amatore e regjistruar në ujrat e Floridës, në SHBA, tregon pamjet e një peshkaqeni që fluturon në një distancë relativisht të madhe, mbi kokën e një sërfisti.
I riu që ishte i përqëndruar në kalërimin e dallgëve, thuajse nuk e ka vënë re “egërsirën” e detit që ndoshta kishte tentuar ta kapte në ajër.
Ky është episodi i parë ku një peshkaqen shkëputet në një distancë kaq të madhe nga uji dhe analistët mendojnë se mund të bëhet fjalë për një evolucion të këtyre grabitqarëve të ujërave.
Videoja është publikuar në internet dhe në një kohë rekord ka bërë xhiron e botës.
Top Channel