KKR e Silver Lake drejt blerjes së Godaddy

25/06/2011 16:30

Shoqëritë e kapitalit privat, KKR e Silver Lake Partners janë pranë mbylljes së një marrëveshjeje për blerjen e GoDaddy Group, kompania që regjistron domeine në internet.

E gjithë marrëveshja mendohet të përfundojë për një shumë 2-2.5 miliardë dollarë.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal duke iu referuar disa burimeve, sipas të cilave lajmi për shitjen mund të vijë javën e ardhshme.

GoDaddy.com është shoqëria më e madhe në botë në regjistrimin e domeinëve në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA