Është zbuluar pak ditë më parë nga një teleskop në New Mexico dhe të hënën asterodi i vogël “2011 MD” do të kalojë afër Tokës.
Me pak fat fragmenti i shkëmbit hapësinor, i madh sa një autobus, mund të vëzhgohet me një teleskop të vogël.
Edhe pse shkencëtarët e NASA-s theksojnë se nuk ka asnjë rrezik për planetin tonë, asterodi do të kalojë vetëm 12 mijë kilometra nga Toka, që megjithatë nuk është një distancë rekord.
Ndërkohë kërkuesit e agjencisë hapësinore amerikane po ndjekin hap pas hapi trajektoren e “2011 MD”.
Momenti kur objekti qiellor do të jetë më afër Tokës, do të jetë rreth orës 19 (me orën tonë lokale) dhe asterodi do të jetë i dukshëm vetëm në disa rajone të Amerikës, Paqësorit dhe Azisë Lindore.
Top Channel