Tenistja e cuditshme
24/06/2011 09:45
Në turneun e Wimbledon ka edhe teniste që sjellin risi në look. Kështu
ka ndodhur me tenisten amerikane Bethanie Mattek-Sands, e cila hyri me
një xhaketë të cuditshme të bardhë me thekë në fushë.
Mattek-Sands kishte vendosur në mollëza disa mbrojtëse të cuditshme të zeza.
Po ashtu nuk mund të mungonte edhe një tatuazh në pjesën e nënkrahut, i cili binte në sy falë fustanit sportiv që kishte të mbuluar vetëm një krah. Sa për kronikë Mattek-Sands humbi 6-4, 5-7, 7-5 ndaj tenistes japoneze Misaki Doi.
Top Channel