Pesë truke për t’i zgjatur jetën PC-së

24/06/2011 08:10

Shëndeti i kompjuterit tuaj varet nga ju. Edhe nëse keni blerë modelin
më të mirë në qarkullim, keqpërdorimi mund ta dëmtojë rëndë.

Ja pesë rregullat për t’ia zgjatur jetën PC-së.

1.Desktop në rregull-Këshilla e parë është që të pastroni desktop-in. Nëse e përdorni shumë PC është shumë normale që të keni grumbulluar një numër të madh ikonash që të lidhin në një moment me aplikacionet e përdorura më shpesh. Megjithatë bëjini një kontroll dhe hiqni dhe vendosni në një vend tjetër ato më pak të përdorshme.

2.Disk i pastër
– Windows përfshin instrumentin e pastrimit të diskut që gjendet në këtë mënyrë Start – All programs-Accessories -System Tools. Më pas mund të shihni vetë mënyrën që doni të pastroni.

3. Organizohuni– Pasi keni bërë pastrimet e para mirë është që dokumentat tuaja t’i keni vendosur nëpër vende të mirëpërcaktuara.

4. Virusi pas porte– Shëndeti i kompjuterit tuaj varet nga prezenca apo rreziku për të marrë viruse.Ndaj është shumë i mirë një antivirus që reagon direkt në rast rreziku.

5. Startup efikas– Ndizni kompjuterin në mënyrë të drejtë duke pritur që programet të hapen të gjitha dhe mos nxitoni. Nëse shihni se ka shumë vonesa atëherë duhet të kërkoni mendimin e specialistit për të mos patur probleme në të ardhmen.

Top Channel