Diabeti, dieta ekstreme mund të kurojë tipin 2

24/06/2011 17:55

Asnjë medikament, asnjë insulinë, vetëm një dietë e fortë për 2 muaj. Kështu një ekip kërkuesish të Universitetit të Newcastle ka kuruar disa vullnetarë të prekur nga diabeti i tipit 2, duke treguar se nuk është një sëmundje e pakurueshme.

Vullnetarët kanë ndjekur një dietë me 600 kalori për 8 javë dhe 3 muaj më pas, 7 nga 11 pacientët ishin shëruar.

Diabeti i tipit 2 është i shkaktuar nga glukoza e tepërt në gjak, ndryshe nga ai i tipit 1, ka një lidhje të ngushtë me obezitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA