BE aprovoi propozimin e Komisionit për të shbllokuar fonde për Greqinë që do të përdoren për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso tha se shuma që mund t’i jepet Greqisë menjëherë është 1 miliard euro.

BE përshëndeti programin ekonomiko-financiar afatmesëm të Athinës për të dalë nga kriza financiare dhe për t’i shpëtuar falimentit.

Ndërkohë, KiE nga ana tjetër vlerësoi arritjet e konsiderueshme të Greqisë në këtë fushë në një vit.

Top Channel