Arrihet marrëveshja, Inter zgjedh Gasperinin

24/06/2011 15:20

Interi ka bërë publike me anë të një komunikate zyrtare, emrin e trajnerit të ri, që, siç u kuptua të martën, është Gian Piero Gasperini.

53 vjeçari do të nënshkruaj një kontratë për një sezon.

Në mëngjes tekniku i Grugliasco, ish mesfushor, i formuar si trajner me të rinjtë e Juventus, ka prishur kontratën me ekipin e tij të mëparshëm.

Gasperini është tekniku i 16 i erës së Moratit dhe pason Leonardo.

Top Channel