Apple, gjyq të ri kundër Samsung

24/06/2011 18:15

Apple ka hapur një çështje të re kundër Samsung, të cilin e akuzon për kopjim të patentave të tij. Një lëvizje që acaron më tej betejën ligjore në vijim mes dy kolosëve.

Sipas Bloomberg, Apple bën të ditur se Galaxy S kopjoi dizajnin e iPhone 3.

Nisma ligjore është ndërmarrë në Korenë e Jugut.

Në muajin prill, Apple kishte hedhur në gjyq Samsungun në SHBA, gjithnjë me akuzën e imitimit të dizajnit dhe teknologjisë.

Top Channel