Varka e Noas ka frymëzuar shumë shkrimtarë e regjisorë hollivudianë, por asnjëherë kjo varkë nuk është shndërruar në realitet në përmasa të mëdha…të paktën deri më tani.

Holandezi Johan Huibers vendosi të “realizojë” profecinë duke ndërtuar varkën e stërmadhe ( edhe pse është sa 1/5 e varkës së Noas së përshkruar në Bibël ) në Schagen, për të futur kafshë të ndryshme, por jo për t’i shpëtuar ato nga mbytja e madhe, por për ta shndërruar varkën e tij në një muze zoologjik të hapur për turistë, e pse jo, sic thotë ai, edhe religjoz.

Johan thotë se është frymëzuar për të ndërtuar këtë varkë nga një ëndërr që kishte parë 30 vjet më herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA