Terim, “jo” Muslerës, por Lacio do Canën

23/06/2011 10:55

Kalimi i Muslerës te Gallatasarai bëhet gjithnjë e me i vështirë. Por në
fakt Lacio po punon për blerjen e mesfushorit shqiptar, Lorik Cana,
duke ofruar shumë parash kesh.

Muslera tashmë i shikon dyert e hapura në pista të tjera si ato të Premier League, ku Totenhem, Arsenal e Fulhem janë të gatshëm ta rrëmbejnë. Më në fund, Gallatasarai ka vendosur të heqë dorë nga interesimi për portierin pas tratativave të lodhshme të dy javëve të fundit, që rezultuan të pasuksesshme.

Agjencitë e shtypit në Turqi kanë botuar dje deklaratën e Fatih Terim, që duket se i kanë dhënë fund bisedimeve për portierin uruguaian: “Muslera në këto shifra nuk besoj se mund të vijë. Nuk e di se si një skuadër mund të shpenzojë kaq shumë para? Jo, nuk mundet”. Por kjo nuk ndikon në transferimin e mundshëm të Canës te Lacio.

Top Channel