Racizëm ndaj Roberto Carlos

23/06/2011 15:40

Kishte ndodhur më parë në mars dhe është përsëritur sërish në qershor. Roberto Carlos vazhdon të jetë nën shenjestrën e tifozëve racistë në Rusi.

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes mes ekipit të tij Anzhi Makhachkala dhe Samaras (e vlefshme për javën e 15 të kampionatit rus) një spektator e ka goditur nga prapa me banane.

Roberto Carlos mori frutin dhe e ka hedhur drejt tribunës, përpara se të linte fushën pa pritur vërshëllimën finale të arbitrit.

Menjëherë Anzhi ka shprehur solidaritetin ndaj futbollistit: “Stadiumi nuk është një vend për racizëm. Duhet dënuar autori i këtij gjesti të shëmtuar”.

Ndërkohë Samara i ka kërkuar falje Roberto Carlos, duke i premtuar të bëjë të pamundurën për të gjetur dhe dënuar fajtorin.

Top Channel