Interi, Moratti: Trajneri brenda fundjavës

23/06/2011 15:25

“Brenda kësaj fundjave do të ndodhë diçka”. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i Interit Massimo Moratti, i cili lajmëron se brenda pak ditësh do të zgjidhet edhe trajneri i ri i skuadrës.

Për Mihajlovic që do të qendrojë tek Firenze, presidenti zikaltër është shprehur i habitur: “Është hera e tretë që dëgjojë këtë gjë”.

Moratti ka shtuar se edhe pse nuk do jetë ai që do bëjë publik emrin e ri, është “gjithnjë dikush që mund ta bëjë”.

Për emrat e kandidatëve, Moratti ka konfirmuar se janë të njëjtët që ishin dje.

Top Channel