Uimbëlldon, Venus Uilliams në raundin e tretë

22/06/2011 21:25

Venus Uilliams, 5 herë fituese e Uimbëlldonit ka kaluar në raundin e tretë të këtij turneu.

31 vjeçarja amerikane ka mundur 2-1 me sete 40 vjeçaren kineze Kimiko Date Krum, sfidë që zgjati rreth 3 orë.

Gjithsesi edhe pse largohet shumë shpejt kinezja arrin të shkruajë emrin e saj në historinë e këtij turneu, si tenistja më e vjetër që fiton 1 ndeshje në fushat angleze.

Ka qenë i lehtë kalimi për në raundin e tretë edhe për Rafa Nadalin.

Spanjolli, numri 1 i botës ka triumfuar 3-0 me sete ndaj amerikanit Rajan Suiting.

Kundërshtari i ardhshëm i Nadalit do të jetë tenisti nga Luksenburgu Gilles Myler.

Top Channel