Indi, OJQ mbron fiset nga safari

22/06/2011 15:30

Një fis i vogël në ishujt Andamane, në brigjet e Indisë, është në rrezik për shkak të kontaktit me mijëra turistë që e kanë transformuar rezervën e tyre në një “park për safari njerëzor”.

Denoncimi ka ardhur nga Survival International.

Komuniteti i indigjenëve Jarawa, i përbërë nga 365 individë, është i kërcënuar nga një rrugë që kalon rezervën.

Turistët tërheqin vëmendjen e fëmijëve me ëmbëlsira për t’i fotografuar, ashtu siç bëhet me kafshët, denoncon Survival.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA