Grabit bankën…jo për para

22/06/2011 01:45

“I armatosur” me një copë kartoni ku shkruhej “kjo është një grabitje, askush të mos lëvizë”, një 59 vjecar grabiti një bankë në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara…por jo për para.

59 vjecari ka hyrë në bankë me njoftimin e tij, “kjo është një grabitje…” dhe është afruar drejt arkëtarit të bankës duke e “kërcënuar” për t’i marrë 1 dollarë. Punonjësi i bankës sapo ka dëgjuar shumën, i është përgjigjur menjëherë duke e paguar në cast.

Pas kësaj, 59 vjecari grabitës, i quajtur James Verone, ka marrë monedhën 1 dollarëshe dhe është ulur në një karrige në pritje të mbërritjes së policisë për ta arrestuar.

Policia u lajmërua nga një punonjëse e bankës e cila në telefon u kishte thënë se po kërcënoheshin nga një grabitës, por kishte shtuar se ai nuk mbante armë.

“Kjo është hera ime e parë që kam telashe me ligjin. U detyrova të kryej këtë veprim për të marrë ndihmë mjekësore. Mendova që burgu është vendi i duhur, një cati për mua, pasi nuk kam siguracion shëndetësor”, thotë për mediat amerikane nga qelia, 59 vjecari.

Sipas mediave vendase, 59 vjecare vuan nga një sëmundje në kraharor dhe ka probleme me këmbën e tij të majtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta