25 vjet nga “Dora e Zotit”

22/06/2011 20:00

Kanë kaluar 25 vjet, por Anglia nuk e ka harruar ende “Dorën e Zotit” dhe për më shumë shtatshkurtin Diego Armando Maradona, të cilin duket se nuk do ta falin kurrë.

Argjentina mundi 2-1 Anglinë dhe kaloi në finalet e botërorit të Meksikës, 1986. 25 vjet kanë kaluar nga ajo ditë, ku u shënuan dy gola që do të vazhdojnë të mbeten gjatë në memorien e të gjithëve.

Edhe pse i gjatë 1.68 metra, Maradona kërceu më shumë se portieri legjendar anglez Shilton dhe kaloi Argjentinën në avantazh.

Në pamje të parë ashtu u duk, por më vonë u zbulua se ishte dora e argjentinasit ajo që çoi topin në rrjetë. Dorë e cila pas ndeshjes u emërtua si “Dora e Zotit”.

I dyti, ishte një magji tjetër e Maradonës. Në 2002 pas një sondazhi “online” të FIFA-s, ky gol u cilësua si goli më i bukur i të gjitha kohërave dhe u vlerësua si goli i shekullit.

Top Channel