Wimbledon: Williams rikthehet me fitore

21/06/2011 23:15

Serena Williams rikthehet me fitore 1 vit pas dëmtimit dhe pikërisht aty ku ajo u shpall kampione sezonin e kaluar, në Wimbledon.

Amerikania ka vuajtur, por në fund ka mundur 2-1 me sete francezen Aravane Rezai. Ishte një vit shkatërrues, ka deklaruar me sy të përlotur Serena. Nuk mendoja se do të rikthehesha në fushë. Këto janë lotë gëzimi, ka përfunduar amerikania.

Ka bërë një start të mirë edhe Roxher Federer. Zvicerani ka triumfuar në 3 sete ndaj tenistit nga Kazakistani, Kukushkin, duke kaluar lehtësisht në raundin e dytë.

Më shumë sesa një sfidë, kjo përballje ishte si një seancë stërvitore për Federer i cili nuk u vu në vështirësi për asnjë moment nga kundërshtari 23 vjecar, i 60 në renditjen botërore.

E ka nisur me një fitore të lehtë këtë turne slam edhe numri 1 i botës për femra, Karolin Vozniacki. Danezja ka kaluar në turin e dytë pas fitores 6-2, 6-1 ndaj spanjolles Parra.

Supriza e turit të parë është eleminimi i serbes Jankovic, e cila u mund 2-1 nga spanjollja tjetër Martinez Sanchez.

Top Channel