Radari portabël që sheh përtej mureve

21/06/2011 11:45

Quhet TWR (through the wall-përtej murit), peshon më pak se 3 kilogramë
dhe është një radar portabël në gjendje të shohë përtej mureve.

Objekti në fjalë mund të përdoret për qëllime civile, si për shembull për lokalizimin e të bllokuarve nën rrënojat e një ndërtese, apo për shërbime ushtarake, në aksione kundër terrorizmit.

Objekti është prezantuar nga SELEX, një shoqëri italiane, që e ka prezantuar në sallonin ndërkombëtar të hapësirës ajrore në Paris.

Radari mundëson zbulimin imediat të qënieve njerëzore pas mureve të cimentos, duke sjellë shikimin e frymëmarrjes për të verifikuar nëse janë gjallë, si dhe lëvizjet e tyre.

Gjithashtu, ai mundëson shikimin e planimetrisë së një ndërtese, duke pasur një reze zbulimi prej 160 gradësh.

Top Channel