Pinguini ngatërron rrugën, shkon në Zelandën e Re

21/06/2011 21:10

Vizitë mbretërore në Zelandën e Re, por jo nga ana e një anëtari të Royal Family: një pinguin i ri perëndor ka “ngatërruar rrugën” dhe ka përfunduar në plazhin e Zelandës së Re rreth 3200 kilometra nga shtëpia e tij në Polin e Jugut.

Ky është episodi i dytë që ndodh që prej 1967-s, në Peka Peka Beach në North Island.

Kafsha, rreth 10 muaj, mund të ketë lënë Antartidën në shkurt dhe, sipas shkencëtarëve, ka humbur rrugën duke shkuar në kërkim të ushqimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA