Kombëtarja dorëzohet përballë Messit

21/06/2011 01:15

Ndodhi ajo që kishin parashikuar mediat argjentinase, miqësorja Argjentinë-Shqipëri luhet në një gjysmëfushë dhe përfundon me shumë gola.

4-0 fiton përfaqësuesja vendase ndaj kombëtares shqiptare pjesa më e madhe e së cilës ishte e përbërë nga futbollistë të Superligës.

Gjuatjes së Bulkut në minutën e 3, rasti i vetëm për tanët, argjentinasit iu kundërpërgjigjën me gol. Në të 6 minutë, futbollisti më i mirë i planetit, Lionel Messi nxjerr të lirë Lavezzin para portierit Beqaj. Sulmuesi i Napolit nuk e pati të vështirë të shënojë.

Lojtarët e Argjentinës të udhëhequr nga Messi krijuan edhe shumë raste të tjera, por dyfishimi i rezultatit erdhi dy minuta nga fundi i pjesës së parë, pikërisht nga këmbët e “Pleshtit”. 23 vjecari mes 5 mbrojtësave tanë, shënon duke detyruar për të dytën herë Beqajn të nxjerrë topin nga rrjeta.

Në të dytën trajneri Kuzhe i dha shansin edhe disa lojtarëve të tjerë, por edhe ata nuk sollën ndonjë ndryshim. Në të 75 minutë, Aguerro con në rrjetë një top të marrë nga Leo Messi duke trefishuar rezultatin, ndërkohë që në fund ishte Carlos Tevez ai që vulosi fitoren e argjentinasve.

Top Channel