Kanada, gorilla ‘breakdancer’ yll ne internet
21/06/2011 21:30
Ka bërë xhiron e botës Zola, gorilla i kopshtit zoologjik të Calgary, në Kanada, që është kapur teksa lëvizte në ritmin e breakdance dhe është filmuar nga punonjësit e zoo.
Videoja e publikuar në YouTube dhe në faqen e FB të kopshtit zoologjik, në 72 orë është parë nga 26 mijë persona.
Gorilla adhuron të luajë në ujë, shpjegojnë punonjësit e kopshtit.
Zola ka ardhur në Calgary dy vjet më parë nga Bronx Zoo i New York dhe nuk është e rastësishme sepse rap e hip-hop kanë lindur pikërisht në atë lagje.
Top Channel