Brazil, Dinho vërshëllehet dhe ofendohet

21/06/2011 10:55

Ditët e mira për Ronaldinho kanë përfunduar prej kohësh, por futbollisti brazilian vazhdon rënien e lirë në “humnerë”.

Në ndeshjen e fundit të Flamengo, Dinho është zëvendësuar gjatë lojës nga traineri për shkak të performancës tejet të dobët.

Kur lojtari ka dalë nga fusha, ai është vërshëllyer dhe ofenduar nga i gjithë stadiumi, pasi tifozët e pranishëm nuk kanë mbetur të kënaqur me lojën e tij.

Traineri Vanderlei Luxemburgo e ka ndëshkuar lojtarin me vendimin e tij, pavarësisht mbrojtjes që i ka bërë atij më parë, edhe pse dihej se Dinho së fundmi frekuenton më shumë klubet e natës sesa fushën e stërvitjes.

Top Channel