Barca: Fabregas nuk vlen 40 milionë

21/06/2011 12:00

Barcelona nuk është e gatshme të paguajë 40 milionë euro për të pasur kapitenin e Arsenal, Cesc Fabregas në radhët e saj.

Kërkesa e klubit anglez është vlerësuar si e ekzagjeruar nga presidenti i katalanasve, Sandro Rosell, edhe pse sipas tij, Fabregas ka shumë dëshirë të kthehet në ekipin ku nisi karrierën.

Edhe trajneri i Braca-s, Pep Guardiola është i vetëdijshëm se cdo lojtar ka një vlerë të caktuar në treg dhe Cesc vlen më pak se 40 milionë euro.

Top Channel