Mesi i premton babait një gol ndaj Shqipërisë

20/06/2011 12:30

Kombëtarja shqiptare do të ketë një detyrë të vështirë sot: do të duhet
të ndalë futbollistin më të mirë të botës, golashënuesin më të mirë të
sezonit të sapombyllur, me 53 gola mes La Ligas, Kupës së Mbretit dhe
Champions Leagues.

 Ndërsa objektivi i argjentinasit është ai i zakonshmi, të shënojë, por këtë herë e dëshiron fort një gol kundër kuqezinjve të Josip Kuzhesë. Arsyeja, sipas medias argjentinase, është se ylli i Barcelonës ia ka premtuar babait të tij, Horge Mesi, një gol ndaj Shqipërisë.

Këtë dedikim ai e ka bërë pikërisht dje, kur në Argjentinë është festuar “Father’s Day” (“Dita e Babait”). Ndërkohë, e sotmja është një ditë festive për Argjentinën, e cila feston “Ditët e Flamurit”. Për këtë arsye, ndeshja është planifikuar të jetë një shou në stadiumin ‘Monumental’, ku përveç futbollit do të ketë shfaqje multimedia interaktive, të kombinuar me ushtrime akrobatike dhe muzikë “live”.

Top Channel