Menez: Projekti PSG mund të më pëlqej

20/06/2011 16:10

“Projekti i PSG-së mund të më pëlqej nëse ekzistojnë mjetet e duhura. Është një skuadër e madhe, do më pëlqente të shkoja të luaja në Paris dhe të kthehesha në Ligue 1”.

Jeremy Menez nuk përjashton mundësinë për të lënë Romën dhe të kthehet të luajë në Paris Saint Germain e ri të Leonardo.

“Nuk do ishte një hap pas. Flitet shumë për mua, por nuk ka asnjë marrëveshje konkrete”, shpjegon ai për “France Football”.

Për PSG flitet edhe për Marco Borriello. “Problemet me të? I përket të shkuarës”, përfundon Menez.

Top Channel