Lacio këmbëngul, por Cana është ende në ajër

20/06/2011 12:50

E ardhmja e Lorik Canës vazhdon të mbetet ende në ajër. Gallatasarai nuk llogarit më lojtarin shqiptar në planet e tij.

Ky është lajmi tronditës që nxjerr gazeta e përditshme turke, “Sabah”, të cilës i referohen mediat italiane. Sipas gazetës në fjalë, Lorik Cana nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri të Gallatasarait, Fatih Terim, ndaj edhe klubi turk po përpiqet të fitojë në maksimum nga kartoni i mesfushorit luftarak.

Pak rëndësi ka për turqit nëse Cana do të shkojë tek Lacio apo jo dhe pak rëndësi ka nëse kjo lidhet apo jo me portierin uruguaian Muslera. Pasi hodhën poshtë një ofertë prej 5 milionë eurosh, të bërë më herët, stambollinjtë po shqyrtojnë të gjitha ofertat e tjera lidhur me kosovarin, nga i cili shpresojnë të fitojnë plot 8 milionë euro.

Top Channel