FIFA, Warner jep dorëheqjen

20/06/2011 20:40

Jack Warner ka dhënë dorëheqjen si zëvendëspresident i FIFA-s. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Botërore e Futbollit e cila nëpërmjet faqes së saj  ka theksuar se ka pranuar dorëheqjen.

Warner ishte pezulluar në fund të majit në kuadër të një hetimi të filluar nga Komiteti i Etikës mbi manovrat e dyshuara si të paligjshme në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Joseph Blatter.

Top Channel